Cfare eshte kjo Galeri?

Ne fakt nuk behet fjale per nje galeri te vertete pikturash, fotosh apo cfare do qe ka lidhje me artin apo koleksionizmin. Behet fjale per nje te apasionuar arti, i cili ne te pakten 20 vitet e fundit ka gjurmuar cdo pikture dhe cdo autor qe i permbushte shijen e tij te holle, me deshiren per te pasur nje koleksion sa me te kompletuar pikturash.

Megjithate, vjen nje kohe kur deshira per te koleksionuar shperndahet ne shume fusha dhe numri i artikujve ne koleksion shtohet aq sa menaxhimi behet i veshtire. Kjo ka bere qe te linde kjo faqe, nje vend fare i vogel dhe modest ne internet qe tenton te ofroje nje pjese te mire te koleksionit per shitje. Te gjitha pikturat, se bashku me disa detaje per secilen, shfaqen ne seksionin "Pikturat". Nese gjeni nje qe ju intereson t'a keni tuajen, ndoshta per t'ja shtuar koleksionit personal apo per t'i dhene me teper pamje mureve te dhomes se pritjes, ndjehuni te lire te na kontaktoni.

Ne nje fare menyre, kjo faqe eshte nje eksperiment per te testuar interesin e personave te apasionuar pas artit. Nese do e shohim te arsyeshme, ne te ardhmen do te shfaqim edhe koleksionet e tjera si: piktura me qepje (Gobelin), pulla poste shqiptare, monedha dhe kartemonedha shqiptare, etj.

Ju falenderoj per viziten dhe interesin ne kete faqe,
Besnik Dashi


Na ndiqni ne Facebook